Mirė se erdhėt nė web faqėn tonė http://www.albania-united.tk Pėr mė shumė Info Na kontaktoni ne Albania-United@hotmail.com... Ju faliminderit...
   
 
  KRYEFAQE
Mirë se erdhët në web faqën Albania-United
Kliko këtu dhe shkarko Toolbar Albania-United
Reagim i AKSH-së së vërtetë, të FRONTIT BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR- -ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE-

Kryesia e FBKSH-ës pasi u informua nga mjetet e informimit lidhur me “Komunikatën e të ashtu quajturës “Forcat e Armatosura(AKSH&SKSH) të Shqipërisë Etnike (FASHE), lëshon këtë:

KOMUNIKATE nr.12

Komunikata e sipërpërmendur e ashtu quajturës (AKSH-SKSH në formë të kërcënimit i është drejtuar udhëheqësve të një pjese të Shqipërisë Etnike, se ata duhet të veprojnë sipas urdhrave të tyre, është një budallallëk i llojit të vet. Ky kërcënim vjen prej ndonjë grupi tradhtarësh të çështjes Kombëtare Shqiptare, ata të tipit të Sanqo Panqos të Miguel De Servantesi përpiqen ta mashtrojnë opinionin e gjerë vetëm e vetëm që me pas, gjegjësisht me krijuar benifite financiare nga shtresa të ndryshme njerëzish atdhetar, njerëz që e kanë për zemër dhe e duan Ribashkimin Kombëtar por që janë jo mirë të informuar.
Mu për këto arsyena dhe shumë të tjera për lexuesit dhe opinionin e gjerë Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar, ARMATA (e vërtetë) KOMBËTARE SHQIPTARE lëshon këtë :

S Q A R I M

Kuvendi i III i Himarës i 24 Prillit 2010, pos tjerash ka nxjerrë vendime meritore që ende janë në fuqi dhe ajo është: Kryesia e FBKSH-ës ajo e cila është e autorizuar nga kuvendi që mund të inicojë amandamente për aborgim të disa vendimeve konform rrethanave që mund ti sjell koha në gjithë etnikumin shqiptar, deklaron:
AKSH-ja nuk vepron në Zonën nr.02 Kosova Historike si dhe në Zonen nr.01 Shqipëria Londineze.
Prandaj FBKSH-ja dhe strukturat e saja distancohen nga “komunikata nr. 2 e FASHE” ku në gojë zënë edhe “tre germshin” AKSH ishte Kuvendi i Himarës i cili zotërinjve të cilët sot kanë lëshuar këtë komunikatë ua tregoi fytyrën e vërtetë duke i cilësuar dhe emëruar si dashakëqij të çështjes kombëtare shqiptare. Prandaj nuk është për tu befasuar që zotërinjtë me “këngët e Rolandit” në gojë dalin edhe me komunikata të tilla, fundja nga njerëz të tillë, kombi nuk pret diçka më e mirë. Ata janë të dështuar politikisht e kombëtarisht.
Konsiderojmë se vërtetë ka ardhur koha që AKSH të veproi sipas kodit të mirësjelljes ndaj këtyre njerëzve të pa përgjegjshëm e faqe zi.

Udhëheqësi politik
Ushtarak i Zo. nr. 02
Albanik Shala

Kryetari i FBKSH-se
Arbër Kastrioti

Toplica dhe Sanxhaku, krahina shqiptare të harruara nga politikanët shqiptar
Toplica ( Dardania Lindore )

Në kohën e Krizës së madhe lindore 1800—1878, në Gadishullin Ballkanik u bënë ndryshime të mëdha shoqërore politike dhe etnike. Krahas me kryengritjen boshnjako-hercegovase kundër Perandorisë Osmane u ngritën edhe shqiptarët, serbët, bullgarët dhe popujt tjerë. Çështja lindore angazhoi fuqitë e mëdha, të cilat donin t'i realizonin interesat e tyre në provincat e Turqisë Evropiane.

Gjatë okupimit turk krahina shqiptare e Toplicës ka qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës me emrin Sanxhaku i Nishit. Serbët ashtu si edhe fqinjët e tyre u ngritën kundër Perandorisë turke, dhe pas clirimit te Beogradit dhe rajoneve me popullesi serbe, falë perkrahjes dhe insistimit rus ata u versulen per ta zhdukur elementin shqiptar në Ballkan me shpresë të daljes në detin Adriatik.
Duke e shfrytëzuar kryengritjen serbe, nacionalistet serb në pushtet hartuan strategji të pistë, filluan shpërnguljen e popullsisë shqiptare muslimane nga ato treva kurse në të njejtën kohë filluan asimilimin e dhunshëm të shqiptarëve ortodoks përmes kishës ortodokse bizantine që i detyronin shqiptarët të flisnin gjuhën serbe edhe nëper shtëpi.
Në kishat ortodokse te Ballkanit Perendimor gjuhë zyrtare ishte gjuha serbosllave.
Në fillim të shekullit të XIX filloj urrejtja ndaj shqiptarëve, qeveria e Principatës së Serbisë urdhëroi me 1832 që çdo shqiptar dhe boshnjak që kapet ne te ashtuquajturin territor serb, të goditet me nga 25 të rëna me shkop!
Ndërsa me 1834 urdhëroi që të përdoret ushtria për të djegur fshatrat shqiptare që nuk pranonin gjuhën serbe si gjuhë amtare dhe fenë ortodokse si fe të tyre .

Pushteti serb më 1856, me marrëveshjen e Paqes së Parisit, pasi i kishte paraqitur shqiptarët si turq tek perendimoret, kishte fituar njëfarë të drejte që t'i largojë të gjithë shqiptarët nga rajonet e Shumadisë dhe Hercegovines.Vazhdo...
TË TËRBUARIT DHE TË MASHTRUARIT KUNDËR RIBASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR!?

BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Nëse ribashkimi shqiptarëve dhe i Shqipërisë na “qenka një përrallë, një folklorizëm, një ëndërr e keqe me pasoja të rënda për rajonin dhe për vetë shqiptarët”(siç pohojnë armiqtë e bendshëm dhe të jashtëm të kombit shqiptar, atëherë, “nuk paska asnjë dilemë” se terrori, gjenocidi dhe pushtimi kolonial serbo-malazez, grek dhe maqedon mbi shqiptarët dhe mbi territoret e tyre etnike, “qenkanë të ligjshme”, “ humane” , “demorkatike” dhe, “realitet e selamet”, a?!

O, Zot i Madh dhe i Mëshirueshëm, a po e sheh këtë “soji xhemati” të Lutit, që po e lufton dhe po e nxin të vërtetën mbi kombin dhe atdheun e tyre shqiptar, vetëm për vetëm që të mos i braktisin kolltukët, të mos i prishin punërat, biznesin, miqësinë dhe interesat e tyre tregtare politike dhe ekonomike me armiqtë e ribashkimit kombëtar shqiptar.

I gjorë është ai shqiptar, që botërisht pohon se ribashkimi kombëtar “është përrallë dhe folklorizëm”!!!

Kështu, po thonë dhe po na akuzojnë serbët, malazezët, sllavomaqedonët dhe grekët, duke nxjerrë përfundime antishkencore historike dhe politike se, shqiptarët “ u kanë borxh” atyre, e jo ata shqiptarëve, të cilët ende i mbajnë nën vargonjtë e përgjakshëm shekullorë të sundimit të tyre kolonialist dhe imperialist.

I varfër nga mendja është ai shqiptar, kur para kamerave televizive, thotë se: “Mua më pengon të jem në fokus të shqiptarizmës”!!! Vazhdo...
 ZGJIDHJA E ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE, OSE PAJTIM ME ROBËRINË KOLONIALE SLLAVO-BIZANTINE
BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Injorimi, heshtja dhe ngrirja e mëtjeme e zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare nga ana e dy qeverive shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, do të passjellë formimin e Qeverisë Mbarëkombëtare të Shqipërisë Etnike Natyrale. Këtë duhet ta mbajnë parsysh kundërshtarët, zvarritësit, shpërfillësit dhe heshtakët e rindërkombëtarizimit të çështjes kombëtare shqiptare. Ndryshe, nesër do të jenë në vonesë për “trenin” e ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale.

*** Me qëllim të rindërkombëtarizimit të çështjes kombëtare shqiptare, nevojitet që urgjnetisht, të organizohet një tryezë e rrumbullakët e të gjitha subjekteve të rëndësishme politike të ribashkimit kombëtar shqiptar, siç janë Lëvizja Vetëvendosje, Lëvzja për Bashkim, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Lista për Shqipërinë Natyrale etj.

*** Pesidentit, qeverisë dhe kuvendit të Republikës së Shqipërisë, t’i dërgohet një Memorandum për thirrjen e një konference ndërkombëtare, ku do të debatohej statusi kolonial i shqiptarëve, si dhe ridefinimi gjeopolitik i kufijve ndërshtetërorë në Ballkan (1878-2011).

Pa zgjidhjen e këtij problemi me shtetet fqinje kolonialiste (Serbia, Mali i Zi dhe “Maqedonia”) as Shqipëria e as Kosova, nuk do të kenë shans, që të integrohen në Bashkimin Evropian.

Memorandum urgjent për Tiranën dhe për Prishtinën, ndryshe edhe në këtë shekull gjysma e shqiptarëve dhe e territoreve të Shqipërisë Etnike Natyrale, do të ngelë plaçkë koloniale e shteteve sllavo-bizantine fqinje!

Rrethanat dhe pozita e mjerueshme dhe e rëndë e shqiptarëve të kolonizuar nga Serbia në Anamoravë (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), e shqiptarëve të kolonizuar nën “Maqedoni”, e shqiptarëve të kolonizuar nën Mal të Zi dhe e shqiptarëve të kolonizuar nën Greqi, imponojnë që sa më parë të jetë e mundur, të organizohet dhe të mbahet një tryezë e rrumbullakët e të gjitha subjekteve relevante politike të ribashkimit kombëtar shqiptar siç janë: Lëvizja Vetëvendosje, Lëvizja për Bashkim, Lista e Shqipërisë Natyrale, Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar (FDBK), Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH)... etj.Vazhdo...
“POSTA DIPLOMATIKE” E HAXHINASTOS KUNDËR BASHKIMIT KOMBËTAR, NË FAVOR TË DIALOGUT ME SERBINË !!!

BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Pse ishte aq urgjente dhe aq gjithëpërfshirëse me krerët shtetërorë të Kosovës dhe me disa përfaqësues ndërkombëtarë të pranishëm në Kosovë, vizita diplomatike e Edmond Haxhinastos që i bëri Kosovës (18-19 mars 2011), nuk mund të kuptohet e as të interpretohet ndryshe veçse si një paralajmërim me porosi të huaj, që shqiptarët në Kosovë, të rrinë mirë, të mos protestojnë kundër arrestimeve dhe burgosjes së pjesëtarëve të UÇK-së nga ana e EULEX-it, por të “disiplinohen” dhe të vazhdojnë dialogun e filluar me Serbinë.

Ky është mesazhi i “postës diplomatike” të Haxhinastos, i cili shpëtimin, evropianizimin dhe bashkimin e Kosovës, e sheh në dialogun me Beogradin, jo me Tiranën, sepse sipas “peshores ekuilibruese” të tij, “bashkimi është i dëmshëm për shqiptarët dhe për rajonin”!!!

Ndryshe nga vizioni antibashkim filoserbo-sllav:

*** Prof. Dr. Noel Malcolm: “Bashkimi i shqiptarëve nuk e kërcënon, as nuk e rrezikon Ballkanin, por e kundërta”.

*** Kështu, shkencërisht ka provuar edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë në “Platfromën për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare” (Tiranë, 1998).

*** Kështu, thuhet edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vitit 1998.

*** Sipas së drejtës ndërkombëtare, bashkimi i dy shteteve, është e drejtë dhe çështje e vullnetit dhe e interesave të tyre të dyanshme , jo “çështje private” as e Edmond Haxhinastos e as e Sali Berishës, ashtu siç janë deklaruar ata kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Dekalaratat e tyre zyrtare kundër bashkimit të kombit shqiptar, janë antihistorike, antiligjore, antikushtetuese, antipolitike, antidiplomatike dhe antidemokratike.

Mirëpo, sa ia vlen, kur Sali Berisha (kryeministri aktual) dhe Edmond Haxhinasto (zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm) nuk përfillin këto dokumente shkencore dhe të qëndrueshme, si dhe të drejtën historike dhe të vetëvendosjes së të gjithë shqiptarëve, që të bashkohen si komb dhe si shtet i vetëm në Ballkan.
Kjo është fatkeqësia elementare e brendshme. Në këtë rast, askush nuk mund të na ndihmojë, as të na bashkojë në një pikë se, pa bashkim nuk ka Shqipëri.
Fundja, shqiptarët e Kosovës, të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), të Iliridës, të Malësisë së Madhe dhe të Çamërisë, nuk kanë asnjë nevojë për moralizime, hipokrizi dhe standarde të dyfishta të diplomatëve dhe të politikanëve të rangut të Edmond Haxhinastos e as të kryeministrit Sali Berisha se gjoja shqiptarët “nuk kanë të drejtë të bashkohen” me njëri-tjetrin në një shtet të përbashkët natyror, sepse këtë të pavërtetë shqiptarët e kolonizuar e kanë të dijtur nga kolonizatorët e tyre sllavë, që nga viti 1912, e edhe sot (2011).
Vazhdo...
ENCIKLOPEDIA DHE REPUBLIKA E RE SHQIPTARE!!!
“ Fatet e popujve të vegjël kalojnë nëpër dyert e tragjedive të mëdha “, kështu në një farë mënyre Ismail Qemali, përshkruajti apo arsyetoi shkurtimisht aktin e ngritjes së flamurit dhe shpalljes së pavarsisë të Republikës së Shqipërisë me 28 nëntor 1912 në Vlorë. Është tashmë mëse e qartë, se qeveria vizionare e Vlorës edhe pse e vetëdijshme për fatin e ligë që po e priste këtë popull në vigjilje të Konferences së Londrës, ajo pa pushuar do t'i parashtron mbledhjes së Ambasadorëve të fuqive të Mëdha në Londër, kërkesat e ligjshme dhe natyrore të popullit të vet gjegjësisht të Shqipërisë, ku ndër të tjerat thuhej , “… se popuuli shqiptar përbën grupimin etnik më kompakt, më homogjen dhe më të rëndësishëm në Gadishullin Ballkanik, prejardhja e tyre, gjuha, zakonet dhe kerakteri i tyre dallojnë nga racat fqinje ”, dhe për të vazhduar “ se paqja dhe qetësia e gadishullit di të sigurohet vetëm nëqoftëse do ti jepet Shqipërisë së ardhshme konfiguracioni i natyrshëm dhe homogjen…” Vazhdo...


TRADHTIA, GËNJESHTRA, SHPIFJA, PËÇARJA, OPORTUNIZMI DHE ANTIBASHKIMI E VRASIN RIBASHKIMIN!
BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Kryediplomati i diplomacisë së Tiranës zyrtare, Edmond Haxhinasto së bashku me ministrin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha e krtikuan, e atiketuan, e sulmuan, e shpërfytyruan dhe e mohuan të drejtën natyrore historike të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale për Ribashkim kombëtar, territorial dhe shtetëror, kurse unionistët, nacionalistët, demokratët dhe progresitët shqiptarë, deri tani, nuk e panë të arsyshme, as të udhës që me fakte dhe me argumente të parrxueshme, ta hudhnin poshtë atë deklaratë të rreme antishqiptare, sepse i ka zënë gjumi i thellë i politikës ditore se si të “mbijetojnë” politikisht dhe diplomatikisht në “fqinjësi” paqëtuese dhe, të kenë marrëdhënie të mira me antibashkuesit e kombit dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale(!)

Një kompromis i tillë është fatkeqësia më e madhe dhe më absurde që e pengon dhe e zvarrit procesin e ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale.

Një politikë e tillë në stilin “tërhiqe e mos këput”, është armiku më i rrezikshëm për interesat vitale të ribashkimit të kombit shqiptar, përkatësisht të zgjidhjes përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.

Politika e mjerë kolaboracioniste e unionistëve me antibashkuesit, është e dëmshme, dështuese dhe kapitulluese për procesin e ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale.

Me qeveri, parlamente, parti politike, lëvizje, fronte, shoqata e klube me parashenjë demokratike dhe patriotike, tanimë, jemi stërngopur, sepse deri më sot nuk kanë terguar asnjë rezultat konkret politik, demokratik, diplomatik dhe juridik në zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.. Vazhdo...
KOINCIDENCA E PADRJETËSISË

BAROMETRI DIPLOMATIK

** Vërtet kësaj here (1990-2010) “na erdhi vera kah dera” si thotë populli, që ta riaktualizojmë dhe ta shtrojmë për debat zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan, por fatkeqësisht, edhe kësaj here (njëri thumbit, tjetri patkoit, të ndarë e të përçarë në njëqind parti, në njëqind mahalla e provinca, të ushqyer me një mendësi fisnore dhe akraballëku, secili grabit për vete e për të huaj), vetë nuk deshëm që dimrin ta bëjmë verë, edhe për gjysmën e shqiptarëve dhe për gjysmën e Shqipërisë së kolonizuar, por dikush i ngopur me pranverë dhe verë, sërish i la nën çizmen e hekurt të “perandorisë” kolonialiste sllave ballkanike, ashtu, si këtu e 100 vjet më parë (1878-2010). 
Vazhdo...

Ç’KËRKOJNË MERCENARËT RUSË NË VERIUN E KOSOVËS?!

BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Se në çfarë stadi është serioze gjenjda e sigurisë, e rendit dhe e qetësisë në Kosovën Veriore, këtë e dëshmojnë edhe incidentet dhe konfliktet e fundit, të shkaktuara nga elementët terroristë serbë, për çka EULEX-I, KFOR-I dhe Policia e Kosovës kanë përqëndruar dhe intensifikuar masat, aktivitetin dhe praninë e tyre konkrete ligjore, me qëllim që të parandalohet çdo krim individual dhe i organizuar, pavarësisht nga prejardhja, mbështetja dhe dirigjimi i tyre. Këtë e provon edhe arrestimi dhe burgosja e dy kriminelëve serbë nga forcat e EULEX-it, si dhe vënia e postblloqeve në rrugët kryesore të Kosovës Veriore nga ana e forcave të NATO-s.

Vazhdo...
 
 


Shumë ngjarje të dyshimta kanë ndodhur në këtë vend këto afro 20 vjet pluralizëm. Shumë “koiçidenca” të tmerrshme, të cilat vërtetë janë shokuse kur i mendon thellë.


Gjithkush që ka një intelekt normal, që ka një vetdije kombëtare, që i thotë vetes shqiptar e që nuk ështe bukëshkalur i atdheut të vet ka pyetur dhe vazhdon të pyes:

 
Pse vallë pikërisht në ditët e stuhishme të vitit 1981, kur e gjithë bota po e drejtonte vëmëndjen nga Kosova, djemtë dhe vajzat e së cilës po përshkallëzonte një revolucion të vërtetë, paralajmërues për ndryshime të mëdha dhe për prishjen e ish-Jugosllavisë dhe ndarjes së saj nga Serbia, në Shqipëri, në majën e kupolës komuniste që udhëhiqte vendin, u ndez ajo luftë e brëndëshme e pakuptimtë, e cila passolli vrasjen (apo vetvrasjen) e ish-Kryeministrit Mehmet Shehu?  
 
 

LIRI

Kohëmë parë Komisioni Evropian i bëri thirrje “Maqedonisë” që të garantoj përputhjen e ligjit antidiskriminim me legjislacionin evropian, deputetët maqedonas nuk ndëgjuan porosinë e Brukselit, dhe vazhduan miratimin e ligjeve diskriminuese anti-shqiptare, në kundërshtim flagrat me legjislacionin, dhe parimet e rregullave demokratik të BE-së. Qeverisë së Nikolla Grujevskit tani iu mbush kupa, dhe nuk ka vënd për marrshim të matutjeshëm shovenist diskriminues anti shqiptar, në IRJM-së, të këtij shteti pa emër dhe artificial i krijuar në tokën Arbërore Shqiptare. Vazhdo...
 
 

BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Vetë populli nuk duhet lejuar që të përsëritet kjo reprizë famëkeqe e Serbisë gjenocidale dhe kolonialiste në Kosovë, sepse një akt i tillë antiligjor, antidemokratik dhe antikombëtar, do të ishte VETËMOHIM I VULLNETSHËM-HEQJE DORË NGA E DREJTA E LIGJSHME DHE LEGJITIME E SHQIPTARËVE MBI KOSOVËN E SHQIPËRISË ETNIKE.

*** -Mos luani me historinë kombëtare shqiptare, sepse ajo nuk është FRYT, as pronë private e vagabondëve të sotëm politikë tregtarë dhe e “demokratëve me kërpesh”, por është ndërtuar me sakrificën mbinjerëzore dhe me gjakun e mijëra dhe miliona shqiptarëve, që nga periudha e lavdishme e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit..., e Qeverisë së Vlorës… e deri te figura e ndritshme heorike e Adem Jasharit!

Vazhdo...
 
Evropa në të kaluaren historike, dhe sot Bashkimi Evropian, si perandori e shekullit që përjetojmë, ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qendrime të pa drejta dhe hipokrite sa i përket problemit të pa zgjidhur kolonial në trevat e popullit shqiptar të coptuara nga shtetet fqije, “ujqë” të Shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, Serbia, Mali i Zi, IRJM, dhe Greqia.

 
Historikisht dihet dhe është shumë e qartë, që këto treva kompakte, të shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, u coptuan përdhunisht pa i pyetur shqiptarët, dhe në kundërshtim flagrant, me të drejtat njerzore historike kombëtare dhe ndërkombëtare, të shteteve fqinje, të ndihmuara po nga shtetet e fuqive të mëdha të Evropës Perendimore “dhelpër plakë”në favor të kolonizimit imperialist gjenocidal Serbosallavo-Grekë dhe në dëm të Shqiptarëve, popullit më të lasht të Evropës.

Nga vendimet e Kongresit të Berlinit më 1878, dhe më vonë Komferenca e Ambasadorëve në Londer më 1912-13, që njihet si

skandali më i madh dhe më i pa drejt i Evropës, që pas këtyre coptimeve u lejua dhe Hollokausti i parë në Evropë të kryhet kundër shqiptarëve nga barbarët serbë, në Toplicë e Anamoravë të Sanxhakut të Nishit, të banuar kryesisht me shqiptarë, dhe duke u futur në thellësi të trevave shqiptare në Kosovë, Kosovë Lindore, Iliridë, Malësia e Madhe e Mbishkodres Plavë Gguci Grudë Hot Ulcin, për të vazhduar deri në Kukës , Lumë Dibër Tiranë Durrës etj, duke macakrruar dhe djegur tokat shqipëtare pëllambë për pëllambë duke i nxjerr dhe fëmijët nga barku i nënave shtatëzanë.
Vazhdo...
 
Webmastering by : Hajriz Strima
Kyēu
 
Username:
Password:
Klikoni kėtu pėr tė shikuar Strima TV
 
Komentoni kėtu
 
Vizitorre Online
 
Vizitorrė Online
A jeni per bashkim kombetar ?
Po
Jo
I pa vendosur
 
46525 visits (127039 hits)

Powered by Albania-United
Copyright 2007-2012 ©
Albania-united@hotmail.com